TUR NË DUBAI , ABU DHABI DHE NË INDI

Not Rated
Duration

Tour Type

Daily Tour

Group Size

1 person

Languages

___

DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden.  Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 – Mbrritja në Dubai në orën 21:55 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet – Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.

(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.

(Opsionale), Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

Transferta në Aeroportin e Dubait. Nisja nga Dubai më 22.15. Mbrritja në Delhi në orën 03.05. Pritja në Aeroportin e Delhit. Transferimi me autobus komod për në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë: Mëngjesi ne Hotel. Nisja për në Qutub Minar. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Vazhdon udhëtimi për në Delhi. Mbrritje në Delhi. Të lirë pë Shopping. Transferta për në Aeroport.

Dita e Nëntë: Nisja nga Delhi në orën 04.00. Fluturimi Delhi – Tiranë nëpërmjet Dubait. Mbrritja në Tiranë në orën 13.00.

Në pagesë përfshihen:
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Indi dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel.
• Akomodimi në Hotel në Indi me Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip në Dubai dhe Indi.
• Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro, ne Indi prej 30 Eurosh dhe të gjitha shërbimet Opsionale.
Shtesat dhe Tarifat për Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €79 ne Emirate dhe €30 në Indi
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
3. Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan – €37
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €55
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:

Tour's Location

Reviews

0/5
Not Rated
Based on 0 review
Excellent
0
Very Good
0
Average
0
Poor
0
Terrible
0
Showing 1 - 0 of 0 in total

Write a review

from €0.00

Owner

admin

Member Since 2023

You might also like